BE fond emergjence per eurozonen

Samiti i BE-së siguron mbështetje afatgjatë në krizën e euros pas kontrakditave të gjata në lidhje me kursin e duhur për shpëtimin e euros. Samiti i BE-së në Bruksel vendosi papritur dhe shpejt për krijimin e një ombrellë shpëtimi jo të përkohshme, por të vazhdueshme për vendet e eurozonës në vështirësi dhe ndryshimin përkatës të marrëveshjes së BE. Pjesëmarrësit, kancelarja gjermane Angela Merkel e presidenti Nikola Sarkozi folën për një sinjal për Europën dhe euron. Mesazhi drejtuar tregjeve financiare është që BE nuk lë në baltë asnjë anëtar të tij.
”Ombrella e shpëtimit do të hapet nga viti 2013 dhe do të zëvendësojë fondet miliardëshe të deritanishme për vendet e eurozonës në vështirësi” bëri të ditur presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompei i cili theksoi se liderët e BE-së janë të gatshëm të bëjnë gjithcka që është e nevojshme për të shpëtuar euron.
Liderët e BE-së ranë dakort paraprakisht të ndryshojnë traktatin e Lisbonës, për të lejuar kështu një plan të përhershëm shpëtimi për shtetet e tronditura nga borxhi. Objekt diskutimi mbeten tani detajet e këtij mekanizmi si dhe fondi I të hollave që do të akordohet.
Delina Bitraku