Sulmet e ardhshme do të sjellin luftë bërthamore

Pavarësisht tentativave për të ulur tensionet mes dy Koreve pas sulmit të papritur të Veriut ndaj Jugut në 23 nëntor, ishulli ndihet sërish i kërcënuar. Eshtë paralajmëruar se lufta e re kundër Seulit mund të jetë e tipit bërthamor. Në faqen e internetit të organeve zyrtare të qeverisë, theksohet se shpërthimi i një tjetër konflikti në gadishullin Aziatik, është vetëm çështje kohe.