Strategjia antikorrupsion
Sipas ekspertëve të këtij monitorimi, ku është parë sesi është zbatuar strategjia antikorrupsion në institucionet qendrore, ka rezultuar se Ministria e Financave dhe e Shëndetësisë kanë patur performancën më të dobët.
Ministria e Financave ka zbatuar vetëm 36% të masave ku problem ka paraqitur Drejtoria e Tatim Taksave, ndërsa e Shëndetësisë vetëm 25%, ku sektorët më problematik lidhen me informimin pacient-mjek, si dhe me cështjen e listimit, por edhe tenderave të barnave.
“Ne kemi monitoruar drejtorinë e tatimeve, ku 1/3 është e parealizuar përsa u përket cështjeve të investigimit të brendshëm dhe të shërbimeve online. Sa për Shëndetësinë, është realizuar pjesërisht në drejtim të realizimit të së drejtës së informimit të pacientëve, por ka probleme me listën e barnave të rimbursueshme”, deklaroi eksperti Sami Neza.
Në këtë raport thuhet se të gjitha masat e parealizuara nuk kanë pasur të përcaktuar afatet kohore.