Berisha: Qeveria i përgjigjet kërkesave të Nato-s
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një mbështetje të madhe Shqipërisë. Kjo ka qënë deklarata e kryeministrit Sali Berisha, gjatë ceremonisë për trajnimin e përbashkët të FA.
“Dëshiroj tu përshëndes shumë për përfundimin me sukses të periudhës së stërvitjes në të cilën ju në bazë të stervitjes në Shqipëri keni parapergatitur. Nga Shqipëria jane nisur periodikisht ne misione të ndryshme, në zona te rrezikshme Kandahar dhe në zona te tjera, por ky eshtë misioni me i veshtirë ne rrafshin profesional. Ju shkoni atje per të stervitur ushtarë afgan në një proces te domosdoshem trazicioni”.
Këtë ceremoni në Ministrinë e Mbojtjes e ka përshëndetur dhe ambasadori i SHBA-së Arvizu, i cili tha se ndihet krenar përpara dy flamujve Shqipëri-SHBA.