Strategjia e re e BE-se 70 e te rinjve pritet qe te punesohen qe me mbarimin e shkolles

Te rinjte ne levizje nisma me e re per punesimin
Bashkimi Evropian kthen syte nga arsimi dhe punesimi i te rinjve ne Shqiperi nepermjet nje strategjie te posacme evropiane e perqendruar ne arsimimin dhe punesimin e te rinjve. Diten e djeshme eshte mbajtur konferenca Strategjia e Bashkimit Evropian 20/20 per kerkimin inovacionin arsimin dhe trajnimin organizuar nga MASH dhe KE. Ne kete konference kane qene te pranishem ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe ambasadori i BE-se Etore Sekui. Kjo strategji e re do te filloje qe nga shkollat fillore dhe pritet qe ne vitet e ardhshme te kete nje sukses qe do te sjelle punesimin e shume te rinjve qe sapo kane mbaruar shkollen. Te vjeter te rinj apo studente tashme do te perfshihen ne nje projekt qe do te sjelle jo vetem punesimin por edhe mbeshtetjen sociale te tyre.
Strategjia e re
Te rinjte ne levizje eshte projekti me i fundit i Bashkimit Evropian qe eshte konceptuar si nje projekt per ti lehtesuar te rinjte te gjejne nje vend pune. Duke filluar qe nga shkollat e mesme dhe deri ne perfundimin e studimeve te rinjte do te perfshihen ne nje nisme qe do te sjelle mbeshtetjen e tyre per punesim. Strategjia e BE-se per 2020-n kerkon qe ekonomia shqiptare bizneset dhe forca punetore te jene gati per tu perfshire ne kete strategji qe do te ndihmonte Shqiperine ne integrimin e saj evropian. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ne fjalen e tij theksoi se arsimi eshte objektiv madhor i qeverise shqiptare me prioritet krijimin e shanseve te barabarta rritjen e cilesise reformat e thella ne te gjithe sektoret per tiu perafruar gjithnje e me teper standardeve te BE-se. Kjo strategji eshte nje pakete masash per orientimin e arsimit te pergjithshem dhe atij profesional ndaj tregut te punes per te rritur shanset e te rinjve per punesim cka sjell orientimin e universiteteve drejt degeve dhe programeve zhvillimi i studimeve profesionale passekondare si dhe orientimi i masterit ne fusha profesionale qe i pergjigjen me mire tregut te punes - tha ministri Tafaj. Gjithashtu ministri tha se eshte gati te kete program per punesimin edhe pse nuk e konsideron diplomen e universitetit si nje deshmi pune. Nga ana e tij ambasadori i BE-se tha se eshte shume e nevojshme qe nisma te tilla te merren parasysh pasi jane ne interes te te rinjve dhe punesimit te tyre. Ne do te vazhdojme tju mbeshtesim dhe Te rinjte ne levizje eshte krijuar vetem per ju qe pas perfundimit te studimeve te keni me shume mundesi punesimi - tha ambasadori Sekui.
Strategji te tjera
Ministri Tafaj nuk la pa permendur dhe strategji te tjera si Nje axhende per aftesi te reja dhe vende pune qe kerkon te modernizoje tregun e punes dhe te zhvilloje aftesi dhe shprehi profesionale gjate gjithe jetes. Tafaj u shpreh se rritja e pjesemarrjes ne programet e BE-se eshte e domosdoshme per modernizimin e arsimit kerkimit dhe inovacionit ne vendin tone.
Po keshtu kane qene te suksesshme edhe aplikimet ne programin Tempus qe ka krijuar nje baze shume te mire e cila duhet shfrytezuar me seriozitet.