E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 8 nëntor 1940 Hebreu i Përjetshëm

Der ewige Jude (Hebreu i Përjetshëm) ishte një film propagandistik nazist me temë antisemite, i paraqitur si dokumentar më 8 nëntor 1940. Titulli i tij në gjermanisht Der ewige Jude, rrjedh nga termi gjerman për karakterin e ‘Hebreut Nomad’, që i përkiste folklorit mesjetar. Me këmbënguljen e ministrit të Propagandës të Gjermanisë naziste, Joesph Goebbels, filmi pati si regjisor Fritz Hippler-in. Skenari i atribuohet Eberhard Tauber-it. Filmi përbëhet nga pamje dhe karakteristikat e një dokumentari të ndërthurura me materiale të filmuara pak pas pushtimit të Polonisë nga nazistët. Asokohe popullsia hebreje e Polonisë ishte rreth 3 milionë, përafërsisht 10 për qind e popullatës së përgjithshme. Aktori Harry Giese u vu në rolin e rrëfimtarit. Një film britanik me të njëjtin titull u prodhua nga studio Gaumont-Twickenham në vitin 1934. Ndryshe nga varianti gjerman, prodhimi britanik i portretizonte hebrejtë me nota pozitive, si viktima të persekutimit të padrejtë përgjatë historisë, si për shembull në rastin e Inkuizicionit Spanjoll. Filmi i Goebbels-it duket se është menduar si variant i dhunshëm anti-semit i variantit të mëparshëm britanik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›