E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e re për luftën kundër terrorit në Angli

Londër - Ministria e Brendshme e Anglisë, deklaroi se është përgatitur strategjia më gjithëpërfshirëse në botë për luftën kundër terrorit. Bëhet e ditur se strategjia synon eliminimin urgjent të kërcënimit aktual të terrorit, edhe parandalimin në një periudhë afatgjate të prirjeve radikale.

Mësohet se Ministria e Brendshme gjatë hartimit të strategjisë së re në konsideratë mori vlerësimet e njësive të shërbimeve informative, sipas të cilave kërcënimi më i madh vjen nga Al Kaida. Ministrja e Brendshëme Jacqui Smith tha se strategjia e re anti-terror mund të publikohet ditën e martë, duke shtuar se strategjinë e re e kanë përgatitur për të qenë të sigurte që janë marrë masa efektive kundër kërcënimit të terrorit.

Smith si shembull të strategjisë së re dha trajnimin e 60 mijë vetëve, mes të cilëve bëjnë pjesë edhe drejtuesit e hoteleve dhe qendrave të biznesit, për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist si ai në Mumbai kundër vendeve të frekuentuara publike.

Kryeministri Gordon Brown gjithashtu konfirmoi se mijëra persona në Britani janë duke u trajnuar kundër sulmeve terroriste. Ministrja e Brendëshëme Jacqui Smith tha se dokumenti i ri i strategjisë anti-terror i titulluar "Contest Tëo", është një version më i zhvilluar i raportit të parë i cili është përgatitur në vitin 2003.

Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorit që është krijuar në Angli nga qeveria dhe njësitë e shërbimit informativ nivelin e kërcënimit të terrorit e vlerëson ende si "serioz".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›