Ndoka: Veriu i varfër
Dibër -Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka zhvilluar një takim me simpatizantët e kësaj partie në qytetin e Peshkopisë. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha se ndryshe nga ç’ndodh në të gjitha vendet e Evropës, në Shqipëri Veriu i vendit vazhdon të mbetet më i pazhvilluar në krahasim me jugun, pavarësisht resurseve të mëdha natyrore dhe energjive të banorëve të këtyre zonave, që dallohen për shpirtin e tyre punëtor e krijues.
“Për fat te keq, qeveritë shqiptare, ende nuk kanë dalë nga mentaliteti i qeverive komuniste, të cilat gjatë pesëdhjetë vjetëve investonin në Dibër tetë herë më pak se në Gjirokastër, një rreth me popullsi të përafërt me atë të Dibrës. Lënien jashtë vëmendjes së veriut dhe në veçanti të Dibrës e tregoi edhe udhëtimi i sotëm për të ju, sepse tashmë, që ne po flasim rruga me Tiranën është e bllokuar nga dëbora dhe qindra makina kanë mbetur të bllokuara në qafat e maleve, ndërkohë që në këtë sallë jemi pa energji elektrike”,- tha Ndoka.
Ndoka tha se PDK, ka në prioritetet e politikës dhe të programit të saj elektoral interesat jetikë të qytetarëve shqiptarë, familjen, edukimin, ndërtimin e shtetit ligjor, garantimin e shërbimit shëndetësor për çdo qytetar në nevojë, krijimin e kushteve që çdo qytetar të mund të jetojë i lirë dhe në mirëqenie ne vendin e tij.