Bilanci i demokracisë
Tiranë -Në përkujtim të 22 marsit 1992, kryeministri Sali Berisha tha se kjo është dita e parë e demokracisë, ky qytetarët shqiptarë përmbysën regjimin barbar të Enver Hoxhës. “ Fitorja e 22 marsit ishte historike edhe për faktin se ne, me votën tonë, nuk lejuam që Shqipëria të mbetej nën diktaturë, si Serbia. Nuk lejuam që Ramiz Alia të zëvendësonte pluralizmin politik që themeluam në vitin ’90 me pluralizmin burokratik. Ramiz Alia dhe Sllobodan Milosheviçi ripërtërinë qindra dhe mijëra lidhje për të sunduar në të dy vendet, por ky skenar u përmbys njëherë e përgjithmonë më 22 Mars të vitit 1992 me votën plebishitare të qytetarëve shqiptarë”-tha Berisha.
Më tej, kreu i qeverisë tha se, mafia e lidhur me regjimin, mbolli në vitin 1991, skemat piramidale dhe fondet piramidale, për të shtuar se mungesa e ligjeve për ndalimin e tyre dhe e mos pasjes së provojë, zhytën vendin në krizën më të rëndë financiare në historinë e tij.
Duke folur për mandatin e qeverisë, dhjetë vjet pas skemave piramidale, kur Berisha erdhi në pushtet, pra në vitin 2005, kreu i qeverisë shqiptare tha se sot “ne kremtojmë ditën e agimit të demokracisë, me realizimin e plotë të projektit më madhështor të historisë sonë kombëtare, pas pavarësisë së Shqipërisë, anëtarësimin e saj në NATO”.
Ai ka shtuar se edhe pak ditë, na ndajnë nga nënshkrimin për aplikimin e Shqipërisë në BE. “Pra, vetëm për 12 ditë, ne firmosim rikthimin përfundimtar të vendit tonë në familjen e kombeve që ju takon, firmosim Shqipërinë Zonjë në Europë dhe fundin e tranzicionit me të cilin Shqipëria kaloi nga vendi i diktaturës orvelliane në vendin anëtar të Aleancës më të madhe dhe më të fuqishme të lirisë së të gjitha kohërave”-nënvizoi kryeministrit.
Në katër vjet, ne së bashku-tha më tej Berisha-ia dolëm që Shqipërinë ta shndërrojmë në vendin më tërheqës të investimeve në rajon. Vetëm në muajt Dhjetor-Janar, 2008-2009 janë firmosur 3.5 miliard Euro kontrata në fusha të ndryshme.
Berisha ka kundërshtuar edhe tezën e hedhur nga kreu i Partisë socialiste Edi Rama, për një bashkim përtej së majtës dhe së djathtës. “Ju që thërrisni përtej të majtës dhe të djathtës mund të turpëroheni me majtizmin tuaj, kurse ne krenohemi që me reformat e qendrës së djathtë e shndërruam Shqipërinë në një nga ekonomitë më solide në kohën e krizës më të madhe që bota ka njohur së paku 80 vitet e fundit. Por janë jo një por pesë institucionet më serioze ndërkombëtare, të cilat kanë shpallur se këtë vit Shqipëria do të jetë në krye të vendeve të Evropës për rritjen ekonomike dhe që vetëm tre ditë më parë gazeta më prestigjioze e planetit për çështjet ekonomike Financial Times do të informonte qytetarët e Evropës dhe të botës se ekonomitë më të forta për vitin 2009 parashikoheshin ekonomia shqiptare dhe ekonomia e Azerbajxhanit një vendi që noton në naftë dhe në gaz, kurse ky vend noton mbi parime të shëndetshme ekonomike, parimet programit të kësaj qeverisje të qendrës së djathtë”-vijoi.