E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, zbulohet një varr masiv

Mbështetës të Muamar Gadafit, të marrë rob nga rebelët kanë treguar detaje të reja rreth një prej masakrave më të mëdha që mund të jetë shënuar në Libi.
 

Ata kanë treguar për vendndodhjen e një varri masiv ku dyshohet se janë varrosur rreth 1300 persona, shumica prej të cilëve të burgosur politikë.
 

Masakra e denoncuar edhe më parë nga grupet e të drejtave është regjistruar në vitin 1996.
 

Burime nga Libia thanë për mediat ndërkombëtare se varri i përbashkët mund të hapet gjatë ditës së sotme ose nesër me praninë e organizatave ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›