Strauss Khan padit gruan që e akuzoi për sulm seksual
NEW YORK – Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Khan do të ngrejë një padi ndaj pastrueses së hotelit të New Yorkut e cila e akuzoi atë për ngacmim seksual vitin e kaluar.
Sipas avokatëve të tij, Strauss-Khan kërkon dëmshpërblim prej 1 milion dollarësh, pasi punonjësja e shërbimit i ka kushtuar atij jo vetëm vendin e punës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por edhe mundësitë e tjera, përfshirë këtu Presidencën franceze.
Në padi thuhet gjithashtu se akuzat e shërbëtores i kanë shkaktuar zotit Strauss-Khan shumë shqetësime.
Pastruesja e hotelit e akuzoi Strauss-Khan për ngacmim seksual vitin e kaluar, në një hotel luksoz ku ajo punonte. Akuzat nuk u morën parasysh sepse prokurorët vunë në pikëpyetje besueshmërinë e gruas, por Strauss-Khan u detyrua të jepte dorëheqje nga detyra e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ky incident shkatërroi gjithashtu karrierën politike të Dominique Strauss-Khan në Francë, ku socialistët shpresonin ta kishin si kandidat presidencial në zgjedhje.
(er.nu/voa/BalkanWeb)