Kastriot Islami: Jam gati të kandidoj për President
TIRANE - Deputeti Kastriot Islami është i gatshëm të kandidojë për postin e Presidentit të vendit, në rast se do të ketë ndonjë propozim nga palët. Gjatë emisionit “Prizëm”, në ‘Albanian Screen’, Islami deklaroi se, nuk mund të ketë kandidat individual për president jashtë vullnetit të partive, dhe se ai do të zgjidhet si rezultat i një procesi konsultimesh. Ai ka lënë të kuptohet, se do të pranonte garën për postin e kreut të shtetit nëse partitë do ta propozonin si kandidat. “Kjo është shprehja e një dëshire që, nëse do më zgjedhin mua, unë do ta pranoj. Nuk ma merr mendja të ketë ndërmjet 3 milionë shqiptarëve ndonjë që nuk do pranonte, po ta zgjidhte tavolina për president konsensual”, - tha deputeti Islami.
Emri i Islamit është përmendur tashmë në mjediset politike si një ndër kandidatët, por asnjë nga dy partitë kryesore që kanë në dorë edhe votat për të propozuar kandidatë nuk kanë përmendur ndonjë emër. Nga ana e saj, PS dhe kryetari i saj Edi Rama i qëndrojnë vendimit politik për të mos dalë me asnjë emër kandidati, deri në plotësimin e një procesi dialogu dhe konsensusi me palën tjetër. Ndërsa kryeministri Berisha, deri më tani e ka bërë të qartë se, Presidenti do të jetë një ndër figurat drejtuese të PD-së. Por, kohët e fundit ai ka lënë një derë të hapur për konsultime me aleatët dhe me Partinë Socialiste.
(per me teper lexoni sot Gazeten Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)