E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss Khan padit punonjesen e hotelit qe e akuzoi per sulm seksual

Ish shefi i Fondit Monetar Nderkombetar Dominique Strauss-Khan po ngre padi ndaj pastrueses se nje hoteli te New Yorkut e cila e kishte akuzar ate  per ngacmim seksual vitin e kaluar.

Ne aktpadine e ngritur prej tij ku ai kerkon demshperblim prej 1 milion dollaresh thuhet se punonjesja e sherbimit e lindur ne Guine Nafisatu Diallo i ka kushtuar atij jo vetem vendin e punes ne Fondin Monetar nderkombetar por edhe mundesite e  tjera perfshire ketu presidencen franceze.

Ne padi thuhet gjithashtu se akuzat e sherbetores i kane kushtuar zotit Strauss-Khan shume shqetesime.

Avokate e Diallos e cilesuan kete aktpadi si nje zhvillim per publicitet.

Zonja Diallo e akuzoi Strauss-Khan per ngacmim seksual vitin e kaluar ne nje hotel luksoz ku ajo punonte. Akuzat nuk u moren parasysh  sepse prokuroret vune ne pikepyetje besueshmerine e Diallos por kjo nuk ndodhi para se zoti Strauss-Khan do jepte doreheqje nga detyra e shefit te Fondit Monetar Nderkombetar.

Ky incident shkaterroi gjithashtu karrieren politike te zotit Strauss-Khan ne France ku socialistet shpresonin  ta kishin si kandidat presidencial ne zgjedhje.

Strauss-Khan ende ballafaqohet me nje padi civile ne New-York.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›