Strazburg, nis punimetAsambleja e KE, neaxhende, raporti i Martit
STRAZBURG- Nis sot ne Strazburg sesioni dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku raporti i Dik Martit, ku flet për trafikun e organeve njerëzore në Kosovë, është ndër temat më të nxehta te diskutimit. Nëpërmjet një amendamenti me 20 pika të hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqipëria do t'i rekomandojë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të ftojë EULEX-in, që në bashkëpunim me Tiranën, Prishtinën dhe Beogradin të fillojë urgjentisht hetimet serioze për akuzat e eurodeputetit zvicerian, Dick Marty.
Projektrezoluta e Marty do të diskutohet dhe do të hidhet për votim në Asamblenë Parlamentare të KiE-s në datën 28 janar duke filluar nga ora 16:00 dhe për rrëzimin e saj deputetëve shqiptarë do t'iu duhet të gjejnë mbështetjen nëpërmjet lobimit nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës. Është rënë gjithashtu dakord që delegacioni shqiptar të kryesohet nga kryeministri, Sali Berisha për shkak se edhe delegacioni i Serbisë do të kryesohet nga një prej autoriteteve më të larta shtetërore, Presidenti, Boris Tadiç. Tadiç do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të KiE-s në datën 26 janar, ndërsa fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare, do të mbahet në datën 27 janar, pas të cilit do të ketë dhe seancë pyetje-përgjigjesh prej 60 minutash.
Një tjetër raport negativ ndaj Kosovës, është ai i raportuesit tjetër të Komisionit për cështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut, Zhan Sharl Gardeto lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve në vendet e Ballkanit, por ku kritikohet veçanërisht Kosova. Në raport thuhet se dëshmitarët shpesh zhduken në Kosovë, ose rrezikojnë jetën nëse dëshmojnë në një proces. Raporti i Gardetos do të diskutohet dhe më pas miratohet te merkuren ne 26 janar.
(s.g/BalkanWeb)