E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions, Milanitre “yje” në rrezikpër Totenhemin

MILANO- Milani arriti 3 pikë në fundjavë, duke mundur 2-0 Çezenën, por skuadra kuqezi regjistroi edhe një bilanc negativ përsa u përket dëmtimeve. Më i rëndi ka qenë ai i Alesandro Nestës, që ka patur probleme me shpatullën dhe do të qëndrojë jashtë për 25 ditë.

Mbrojtësi italian me shumë mundësi nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e parë ndaj Totenhemit, e vlefshme për të tetat e finales së Champions League. Por, në rrezik duket edhe Klarens Sedorf, që ka ngritur “flamurin” e bardhë për shkak të problemeve në kyçe. Ai do të qëndrojë 2-3 javë jashtë.
Edhe për Gatuzon një dëmtim i shkallës së parë dhe pa prognozë. Ndërkohë, trajneri Masimiliano Alegri i ka thurur elozhe Zllatan Ibrahimoviçit për rikthimin e Milanit te fitorja, pas dy barazimesh radhazi, me Udinezen dhe Leçen.

“Ka qenë deciziv edhe në sezonet e shkuara, por ky i këtij viti është një nga më të mirët, - tha tekniku kuqezi. – Ndaj Çezenës ishte e rëndësishme t’i ktheheshim fitores, pas dy barazimeve. Jemi në një moment të mirë, shpresojmë të vazhdojmë kështu”. Në lidhje me rivalët e Milanit, Alegri sheh në lojë edhe 5 skuadra të tjera, Napolin, Romën, Lacion, Juventusin dhe Interin. “Probleme me Berluskonin? Jo, ai na qëndron afër”, sqaroi Alegri.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›