Papandreu thirrjepolitikës shqiptare:Vetëpërmbahuni
ATHINË - Kryeministri grek Jorgo Papandreu u bëri thirrje sot partive shqiptare të tregojnë vetëpërmbjatje për shmangien e një përshkallëzimi të dhunës, pas një manifestimi antiqeveritar që shkaktoi tre të vdekur të premten në Tiranë.
"Shqipëria nuk duhet të bjerë në fenomene dhune, është përgjegjësi historike e të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje", deklaroi Papandreu gjatë një debati në parlament për politikën e jashtme.
Duke paralajmëruar për rrezikun e një "krize institucionale për shkak të polarizimit" të jetës politike në Shqipëri, Papandreu u bëri thirrje pushtetit dhe opozitës shqiptare për dialog konstruktiv me frymë kompromisi" për daljen nga kriza.
(e.n/BalkanWeb)