E Enjte, 5 Nëntor 2026

Strehimi i afganëve, Rama: Nuk po e bejmë për SHBA-në! I detyrohemi të kaluarës sonë të afërt si refugjatë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në “Twitter” lidhur me debatet mbi vendimin e Shqipërisë për të pranuar refugjatë afganë. Zoti Rama shkruan se është shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon se ia ka kërkuar SHBA dhe po aq qesharake të fajësosh vetëm SHBA, pasi dhe vendi ynë ishte në Afganistan si pjesë e NATO-s. “Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë” kujton kryeministri Rama. ”Largimi nga këto vlera themelore është largimi nga më e mira e vetes sonë,  historisë sonë dhe i idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, shkruan kryeministri shqiptar në pritje të mbërritjes së kontigjentit të parë të shtetasve afganë të larguar për arsye sigurie nga vendi i tyre. 

Shqipëria pak ditë më parë  mori vendimin për strehimin e disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Ajo do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›