E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lushnje, në radhë për pasaportë

Në Lushnje emigrantët po i kalojneë ditët e pushimeve duke pritur rradhën për të marrë pasaportën. Në dyert e policisë , pranë zyrave të aplikimit dhe tërheqjes së mjeteve personale të identifikimit ka rradhë të gjata. Problemi përserit cdo vit në muajin gusht, ku fluksi i kërkesave dyfishohet. 
Brenda një dite sipas informacioneve të Zyrës së Aplikimit dhe Tërheqjes së pasaporta ka mbi 200 kërkesa. Fluksi është shumë i lartë ndaj dy sportele nuk mjaftojnë për të përballuar kërkesat e emigranteve të cilët zënë 90 përqind të rasteve. Krahas aplikimeve të reja me qindra janë edhe emigrantët që kërkojnë pasaportën aplikimin e së cilës e kanë bërë përpara një viti. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›