E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemi rom, Totozani shtonpresionin mbi të dyja qeveritë

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit Romët, historitë e dëbimit dhe diskriminimit të tyre TIRANE - Avokati i Popullit jo vetëm që nuk e ka harruar problemin e komunitetit rom, por po vazhdon presionin këtë radhë mbi të dy qeveritë, asaj në ikje dhe asaj në ardhje, për të zgjidhur problemin e tyre.

Totozani ka mbledhur rreth vetes mbi 20 organizata joqeveritare dhe jo më larg se dje, I ka bërë një thirrje të përbashkët publike disa institucioneve shtetërore, përgjegjëse direkte të problemeve të komunitetit rom. Kësisoj, Totozani dhe joqeveritaret: I bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e problemit të strehimit të pjesëtarëve të komunitetit Rom në zonën e ish-Dekorit;

Dënojnë dhunën e ushtruar dhe dëbimin me forcë të familjeve Rome në zonën e ish-Dekorit (Rruga e Kavajës), veprime të cilat kanë qenë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe standartet ndërkombëtare të fushës;

I rikujtojnë Qeverisë Shqiptare detyrimet e saj që rrjedhin nga kuadri ligjor ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, ratifikuar nga Shqipëria në 1991, si dhe objektivat e marra përsipër në kuadër të Dekadës së Përfshirjes së Romëve 2005-2015 dhe Plani Kombëtar i Veprimit për përfshirjen e minoritetit Rom në vend, si dhe faktin;

Sjellin në vëmendjen e institucioneve shtetërore përgjegjëse, se politikat sociale të strehimit nuk kanë arritur të trajtojnë thelbësisht nevojat për strehim të minoritetit Rom dhe se ky dështim cënon drejtëpërdrejtë të drejtën e tyre për strehim;

Sjellin në vëmendjen e institucioneve shtetërore përgjegjëse nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenin 14 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ratifikuar nga Shqipëria, në të cilat sanksionohet parimi i mosdiskriminimit, si dhe Kriterin 11 për marrjen e statusit Kandidat të Shqipërisë, i cili ka të bëjë me detyrimin e Qeverisë Shqiptare për të marrë hapa konkretë në forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe Romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim;

Bien dakort që të punojnë së bashku për të mbështetur ngritjen e një grupi pune për mbrojtjen dhe zhvillimin e minoritetit Rom në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjitha organizatat Rome në Shqipëri;
 
Në përfundim, Avokati i Popullit dhe shoqatat nuk hezitojnë të shënojnë edhe faktin se “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Projekti: “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga BE, zbatuar nga OSBE/ODIHR, mbështesin deklaratën dhe përgëzojnë Avokatin e Popullit që i ka prirë kësaj çështjeje në interesin e qytetarëve të Shqipërisë dhe të mirëqeverisjes.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›