E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi i muxhahedinëve, Kobler: Shqipëria ndihmë në shmangien e gjakderdhjes në Irak

SHBA- I dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler ka përshendetur gatishmërinë e Shqipërisë dhe Gjermanisë që të pranojë më shumë se 300 pjesëtarë të grupit, “Mujahedeen e-Khalq”, ndërsa ka bërë apel që vendet anëtare të OKB-së të pranojnë më shumë se tre mijë pjesëtarë të tjerë të këtij grupi. 

Sipas tij, Shqipëria me këtë veprim ka ndihmuar në shmangien e gjakderdhjes së madhe në Irak.

Deklaratat e Kolber u bënë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të marten. Ai nënvizoi ndër të tjera se rritja e dhunës në Irak është e lidhur me konfliktin në vendin fqinjë, Sirinë.

Martin Kobler u shpreh se grupet e armatosura të Irakut janë çdo herë e më aktive në Siri.

Kobler gjithashtu ka thënë se katër muajt e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet në Irak në pesë vitet e fundit. Në këto katër muaj janë vrarë tre mijë vetë.

I dërguari i OKB-së që është në përfundim të mandatit të tij ka thënë se “gjakderdhja e madhe” është shmangur kur një grup iranian në ekzil që e kundërshton regjimin në Teheran, janë zhvendosur në një kamp të ri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›