EULEX: Barrikadat pengojnë arrestimet
PRISHTINË- Misioni i BE-së e ka të pamundshme kryerjen e ndonjë operacioni në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave. Qoftë hetimet për vrasjen e policit Enver Zymeri, qoftë për të dyja sulmet mbi KFOR-in po mbesin vetëm hetime dhe asgjë më shumë, shkruan sot Koha Ditore.
25 raste të krimit të organizuar janë hetuar nga EULEX-i. Por, edhe pse ekziston mbështetja nga të gjithë faktorët, përveç atyre që janë të dyshuar, asnjë arrestim nuk ka ndodhur. Zëdhënësja e EULEX-it, Francoise Lambert, shprehet se misioni e ka të vështirë lëvizjen.
“Për shkak të situatës aktuale në veri dhe të ndikimit të kësaj situate në kapacitetet e EULEX-it për të lëvizur lirshëm, misioni e ka shumë të vështirë të bëjë operacion edhe procedura të tjera për sundimin e ligjit, posaçërisht në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Kjo duhet pasur në mendje sa herë që mendohet për arrestime”, ka thënë Lambert.
Sipas saj, më shumë se KFOR-i e EULEX-i këtë situatë po e vuan komuniteti që jeton atje, për shkak të izolimit dhe për shkak të vështirësimit të mundësisë që ata të mbrohen.
(ma.ar/BalkanWeb)