Kategoria e parë, Gramshi fiton 1-0 ndaj Luftëtarit
GRAMSH- Gramshi kaloi sot një provë të vështirë në fushën e tij, duke e mbyllur 1-0 ndeshjen ndaj Luftëtarit, skuadra kryesuese e Kategorisë së Parë.
Ndeshja fillon me një epërsi të dukshme të skuadrës vendase, e cila kërkoi golin qysh në minutat e para, por portieri mik, shkodrani Selimaj dhe mbrojtja gjirokastrite përballuan me sukses sulmin e Gramshit.
Tre minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Koçi shfrytëzon gabimin e mbrojtësve të Luftëtarit, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Nora, Braho dhe Devolli humbasin mundësinë për të barazuar ndeshjen, pasi mbrojtja vendase përballoi me sukses presionin e Luftëtarit.
Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtari, tha pas ndeshjes se skuadra e tij humbi një mundësi për t’u shkëputuar, por Gramshi e meritoi fitoren.
Ndërsa, Edmond Mustafaraj, trajneri i Gramshit, tha se "fitorja ndaj Luftëtarit ishte vendimtare për vazhdimin e kampionatit".
(m.a/ata/BalkanWeb)