E Shtunë, 31 Tetor 2026

Struga në rrezik pa unitetin e shqiptarëve

LSDM dhe VMRO-DPMNE janë duke hartuar strategjinë për të marr fronin e komunës së Strugës, duke pritur një përçarje të votës shqiptare.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka lënë mundësinë e hapur për të bashkëpunuar dhe mbështetur VMRO-DPMNE në Strugë dhe Kërçovë.

“Ne jemi të përgatitur për këtë dhe të shohim se si do të përgjigjen nga pala tjetër. Sa i përket komunave tjera si Dollnen dhe Bërvenicë, akoma nuk kemi biseduar asgjë. Pra për Strugë dhe Kërçovë kemi vendosur që fjalën e fundit të japin degët partiake se a do të përkrahin ose jo kandidatët e VMRO-DPMNE”, ka theksuar sot shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së opozitare, Igor Ivanovski,shkruan Ina.

Ndërkohë, edhe partia e cila udhëhiqet nga Nikolla Gruevski theksoi sot se, është gatshme për të bashkëpunuar me opozitën maqedonase, jo vetëm në Strugë dhe Kërçovë, por edhe në Dollnen dhe Bërvenicë.

“Ky bashkëpunim është i një rëndësie të madhe për votuesit e dy partive politike në këto komuna. Vlerësojnë se do të dimë ta vlerësojmë interesin e qytetarëve dhe shpresojmë se do të gjejmë një model se si ky bashkëpunim të arrijë efekte pozitive për votuesit tanë në komunat e lartpërmendura”, deklaroi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Partitë maqedonase kanë intensifikuar bashkëveprimin e tyre në Strugë duke hartuar një strategji të fshehur që më 24 mars në raundin e dytë të sfidohet kandidati shqiptar.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të nxjerrë një kandidat të vetëm për komunën e Strugës. Njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni theksojnë se, mos uniteti dy partive më të mëdha shqiptare në Strugë rrezikon përcarjen e votës shqiptare dhe humbjen e pushtetit dhe qeverisjes në këtë komunë.

Në garën për këtë komunë janë Arben Labënishti nga BDI, Ziadin Sela nga PDSH si dhe Vllado Koçoski nga VMRO-DPMNE.

Në mbështetje të kandidatit të BDI-së është edhe partia PEI që grumbullon komunitetin e torbeshëve myslimanë.

RDK dhe DR nuk kanë nxjerrë kandidatët e tyre, por DR do të jetë në koalicion me Integristët. RDK ka theksuar se nuk ka kandiduar kandidat për të mos ndikuar në përçarjen e votës shqiptare. Në Strugë garon edhe një listë me kandidatë të pavarur të kryesuar nga Skender Bekteshi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›