E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon të mbetët pezull emërimi i drejtorit të CIA-së

Sipas Kryetarit të Komitetit të Intelegjencës së Senatit, Shtëpia e Bardhë është duke e pajisur panelin me të gjitha memorandumet top-sekrete të Departamentit të Drejtësisë që arsyetojnë përdorimin e sulmeve vdekjeprurëse me avionë kundër terroristëve të dyshuar, duke përfshirë këtu edhe qytetarët amerikanë.

Sipas deklaratës së Senatorës Demokratike Dianne Feinstein, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë për sigurimin e informacionit duhet të hapë rrugën për konfirmimin e John Brennan si drejtor i CIA-s.
Komiteti do të takohet në orët e vona të së martës për të votuar në lidhje me emërimin e Brennan, transmeton Rel.

Çështja e Brennan është mbajtur pezull, përderisa demokratët dhe republikanët në panelin e inteligjencës kanë bërë presion në administratën e Obamas për t'i pajisur ata me opinione ligjore.

Senatorët kanë argumentuar se ata nuk mund të kryejnë një analizë adekuate pa shqyrtuar se pari përmbajtjen e dokumenteve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›