Strukturat paralele, Hoxhaj kërkon mbështetjen e KS-së
NJU JORK - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të prezantohet dhe diskutohet raporti për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, më 8 shkurt.
Ministri Hoxhaj para anëtareve të KS-së, pritet të shpalosë progresin që po shënohet në Kosovë, reformat që po realizohen nga institucionet kosovare, si dhe aspekte të tjera të konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Sipas mediave kosovare, ministri Hoxhaj do të kërkojë në KS mbështetje për shpërbërjen dhe largimin e strukturave paralele serbe nga Veriu i Kosovës, si parakusht për paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin.
(er.nu/BalkanWeb)