E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon rezoluta për Sirinë, Rusia e Kina kundër

SHBA - Në Nju Jork u zhvillua një seancë e posaçme për situatën në Siri dhe miratimin e një rezolute kundër regjimit të Bashar al Assad-it. Ndërkohë forcat ushtarake siriane kanë vepruar dhunshëm ndaj civilëve duke lënë qindra të vdekur.

Rusia dhe Kina që kanë të drejtën e vetos kanë penguar përsëri Këshillin e Sigurimit që të dënojë dhunën në Siri. 13 vendet e tjera anëtare të forumit më të lartë të Kombeve të Bashkuara miratuan në Nju Jork një projektrezolutë të mbështetur nga Liga Arabe dhe shtetet europiane.

Kjo projektrezolutë parashikon një dënim të udhëheqjes në Damask dhe dorëheqjen e presidentit al-Assad me argumentin se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Bllokimi i rezolutës nga Rusia dhe Kina është kritikuar ashpër edhe ndërkombëtarisht.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun foli për një zhgënjim të madh. Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rice e quajti procesin të neveritshëm. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Ëesterëelle tha se kjo është një veto kundër popullit në Siri.

(er.nu/dw/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›