Falenderim per partnerin ne aleance - Westerwelle dhe Clinton demonstrojne unitet ne Uashington

Gezohem shume qe jam ne Uashington pak para aktiviteteve festive me rastin e 20 vjetorit te ribashkimit gjerman tha Westerwelle ne anglisht. Gjermania ia di shume per faleminderit qeverise amerikane dhe njerezve ne SHBA. Pa SHBA-ne ribashkimi nuk do te kishte qene i mundur. Ministri i Jashtem gjerman i kishte sjelle madje cope muri si dhurate homologes se tij amerikane. Hillary Clinton foli per bashkimin e Gjermanise si shembull i vecante
Gjermania i tregoi botes se muret mund te rrezohen se komunitetet mund te bashkohen se paqja afatgjate eshte e mundur edhe pas nje kohe te gjate ndarjeje dhe merie. Dhe bashkepunimi eshte rruga me e mire per te arritur paqe perparim dhe mireqenie.
Te dy ministrat theksuan marredheniet e mira dypaleshe
Lidhur me njoftimet e fundit sipas te cilave rrjeti terrorist El Kaida ka planifikuar atentate ne Gjermani Britani te Madhe dhe France dy politikanet nuk u prononcuan. Ministrat deklaruan vetem se ka shkembim te vazhdueshem informacionesh.
Teme bisedimesh e te dy ministrave ishin nder te tjera procesi i paqes ne Lindjen e Afert dhe situata ne Afganistan. Lidhur me te ardhmen e Afganistanit Westerwelle deklaroi se te dy vendet kane nje objektiv te perbashket
... qe kalimi i pergjegjesise tek afganet te jete i suksesshem ne menyre qe ne vitin 2014 pergjegjesia per sigurine te mund ti kaloje plotesisht qeverise afgane.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle u beri apel paleve ne konflikt ne Lindjen e Afert te vazhdojne bisedimet
Ore shume vendimtare per paqen ne Lindjen e Afert
Lidhur me negociatat per paqe ne Lindjen e Afert Westerwelle deklaroi
Keto jane ore shume vendimtare. Dhe ne i bejme thirrje te gjithe pjesemarresve te mos e humbasin kete shans.
Tani eshte e rendesishme te vazhdohen bisedimet. Edhe BE-ja do te perfshihet ne negociata. Ministrja e Jashtme e BE-se Catherine Ashton do te takohet me presidentin e palestinezeve Mahmud Abbas kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe te derguarin e posacem te SHBA-se ne rajon George Mitchell.
Westerwelle dhe Clinton diskutuan ne Uashington edhe konceptin e ri strategjik te NATO-s i cili pritet te miratohet ne nentor ne nje takim te nivelit te larte ne Lisbone. Dokumentin e paraqitur per kete qellim Westerwelle e cilesoi nje baze te mire per konsultime te metejshme.
Westerwelle Ne interesin tone qe Turqia te jete e orientuar drejt Evropes
Lidhur me anetaresimin e Turqise ne BE ministri i Jashtem gjerman tha se marredheniet me te kane edhe nje dimension strategjik
Turqia nuk eshte vetem nje aleat ne NATO ajo luan edhe nje rol te rendesishem ne rajon. Ne duam nje bashkepunim te ngushte dhe eshte ne interesin tone qe Turqia te jete e orientuar drejt Evropes dhe Perendimit.
Westerwelle do te udhetoje perseri per ne SHBA pas dy javesh kur ne Nju Jork te merret vendimi mbi aplikimin e Gjermanise per nje vend jo te perhershem ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Per dy vendet e rezervuara per shtetet perendimore konkurojne edhe Portugalia dhe Kanadaja.
Autor Christina Bergmann/Eliana Xhani
Redaktoi Angjelina Verbica