Stuart Jones, sot për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 26 shkurt, NOA - Ndihmës-sekretari
amerikan i shtetit, Stjuart Xhons, po qëndron sot për një vizitë zyrtare Kosovë,
ku parashikohet që të zhvillojë takime me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, si edhe ministrin
e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni. Lajmi konfirmohet në mënyrë zyrtare nga kabineti
i presidentit të Sejdiu, duke shtuar se tema kryesore e diskutimeve mes palëve
në këtë takim, mes të tjerave, pritet që të jetë edhe çështja e përpjekjeve që
autoritetet në Kosovë janë duke i ndërmarrë për të shtuar numrin e vendeve që e
kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
n.e/NOA