E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyhet presidenti i BE (Video)

Bruksel, 25 Shkurt - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompe, është pritur keq në daljen e tij të parë para Parlamentit Evropian.

Europarlamentari britanik, Nigel Farag, nga Partia Britanike për Pavarësi, që njihet si kundërshtare e Unionit, e fyeu me fjalë të rënda Van Rompein, madje duke e cilësuar nga një shtet që nuk është vend.

Van Rompei, që nga zgjedhja e tij si president i BE-së, është përballuar me kritikat e mediave për mungesën e aftësive komunikuese, por edhe është vlerësuar pozitivisht për arritjen e konsensusit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›