Studentet Te ndryshoje rregullorja per specializimet
Konkursi te sherbeje per perzgjedhjen e specialitetit. Keto jane kerkesat qe keshilli studentor i Fakultetit te Mjekesise do ti dorezoje zyrtarisht Ministrise se Arsimit dhe asaj te Shendetesise. Nga sa pohojne perfaqesuesit e ketij keshilli po mblidhen firmat nga te gjithe studentet. Kjo mundeson qe cdo student te kete te drejte te specializohet pasi eshte detyre e institucioneve te arsimit te larte ti ofroje shkollimin dhe jo te nderprese mundesine e studentit per tu formuar mjeke specialiste shprehen studentet. Nga ana tjeter ne kete peticion ata do te kerkojne ndryshimin e rregullores. Mesatarja duhet te kete nje peshe te caktuar por kurrsesi 50. Ajo do kerkohet te jete 20-30 nderkohe qe provimi te kete vleren 70-80 dhe te ndahet ne dy faza thuhet ne deklaraten per mediat. Sipas saj provimi i pare do kerkohet te jete vleresimi i njohurive paraklinike dhe me pas i atyre klinike. Ne do kerkojme qe testet te kene nga 200 pyetje secili cka mundeson vleresimin real te njohurive thone drejtuesit e keshillit studentor. Sipas tyre 30 pyetje jane te pamjaftueshme per te matur njohurite e secilit student. Jemi mbeshtetur ne modelin amerikan ne keto kerkesa te cilat brenda pak ditesh do ua dorezojme ministrive te linjes sqarojne studentet. Sa i perket mesatares ata argumentojne se rregullorja aktuale duke i vene mesatares 50 e ka percaktuar qe ne fillim fituesin. Nje student me mesatare nen 8.6 ka nje probabilitet shume te ulet pothuajse zero per te fituar. Lufta behet vetem per studentet me mesatare mbi 9.5. Kjo eshte arsyeja pse kane fituar femijet e mjekeve pa i paragjykuar sepse pothuajse te gjithe kane nje mesatare rreth ose mbi 9.5 shprehen perfaqesuesit e studenteve. Pas miratimit te rregullores se re vleresimi i aplikanteve eshte bere me sistem pikesh ku maksimumi ka qene 1000 pike. Nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore jane 500 pike ndersa 30 per qind e pikeve te konvertuara vijne nga testi kuic dhe nga zgjidhja e problemeve e ushtrimeve si dhe 20 per qind e pikeve fitohen nga intervista. Rregullorja ka percaktuar dhe vleresimin e kandidateve ne pike sipas notave perkatese. Nota mesatare 10 eshte e barabarte me 500 pike nota 9 me 400 pike nota 8 me 300 pike dhe nota 7 me 200 pike.
ZIRINA LLAMBRO