E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet nga procesi i varreve gjyqtari nga Boboshtica

KORE - Kerkesa e te pandehurve per ndryshimin e gjykatesit qe ka origjine nga Boboshtica ka bere qe te shtyhet seanca gjyqesore per rastin e dhunimit te varrezave te vjetra te ketij fshati. Seanca e radhes e caktuar te zhvillohej ne daten 13 janar eshte shtyre pasi nga ana e te pandehurve eshte kerkuar qe kete proces gjyqesor te mos e drejtoje gjykatesi Gjergji Koco i cili eshte nga fshati Boboshtice. Ka qene kerkesa e kreut te OMONIA-s per Korcen Naum Disho e mbeshtetur edhe nga dy punetoret e pajtuar prej tij per nderhyrjet e kryera ne varrezat e Boboshtices Alqi Koroveshi dhe Luan Laze ajo qe ka sjelle shtyrjen e seances. Kerkesa jo vetem qe eshte marre parasysh por eshte vendosur qe kete ceshtje ta marre ne dore nje tjeter gjykates nga Gjykata e Faktit ne Korce. Kjo eshte nje shtyrje e perseritur per procesin gjyqesor te dhunimit te varreve te vjetra te fshatit Boboshtice pasi edhe seanca paraardhese eshte shtyre per mosparaqitje te kreut te OMONIA-s Naum Disho. Emri i Dishos rezulton si ai qe ka dhene urdhrin per kryerjen e punimeve ne varrezat e Boboshtices. Pas reagimit te banoreve te fshatit doli se kishin demtuar varret e vjetra nga betonizimi i nje pjese toke ne qender te ketyre varrezave. Skandali i dhunimit te varreve te Boboshtices u publikua kur banoret e ketij fshati akuzuan organizaten Omonia per dhunimin e varrezave te vjetra. Pasi prokuroria dorezoi dosjen e saj hetimore ne gjykate shorti per shqyrtimin e kesaj ceshtjeje i takoi gjykatesit Gjergji Koco me origjine nga fshati Boboshtice. Pretendimet per largimin e tij si drejtues i kesaj ceshtjeje nuk erdhen qe ne fillim te procesit por ne seancen e trete gjyqesore pasi nga ana e te pandehurve mendohet se Koco mund te ndikohet prej origjines se tij ne dhenien e vendimit.                            g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›