Studentët e Cambridgit rekrutohen për “spiunë”

SAS (Shërbimi Special Ajror) në Britani po mbledh studentët më inteligjentë në Universitetin Cambridge, duke i “rezervuar” ata përpara shërbimeve sekrete MI5 dhe MI6.
Burime të afërta me këto shërbime tregojnë se SAS ka ngritur një bazë sekrete afër Universitetit, ku oficerët mund të mbikëqyrin potencialin e studentëve ende të padiplomuar. Të paktën 20 studentë të Cambridge janë bashkuar tashmë me programin e trajnimit të SAS për këtë vit.
Ata që kalojnë fazën e parë të stërvitjes do të trajnohen me stilin “xhungël”, përpara se të vlerësohen nëse janë gati për të marrë pjesë në operacionet sekrete kundër terrorizmit.
Universiteti i Cambridge mbetet një epiqendër e rekrutimit të shërbimeve sekrete.