Shaqiri, gati për Oktoberfest

Xherdan Shaqiri po fillon të ambientohet me rrethin në Munih të Gjermanisë. Kështu, në festën më të madhe popullore të botës, festën e birrës, ‘Oktoberfest’, që mbahet në Munih, futbollisti kosovar është paraqitur me kostumin tradicional bavarez.
Pantallonat e ngushta prej lëkure dhe këmisha me katrorë kuqebardh, që janë shenjë dalluese e bavarezëve. Nisur nga mimika, duket se atij po i pëlqen kjo mënyrë veshjeje.
Siç shkruajnë mediet gjermane, për profesionistët e Bayernit është një domosdo vizita në ‘Oktoberfest’. Por, përderisa Shaqiri gjendet mirë në këtë ambient, mediet shkruajnë se kolegët e tij të tjerë të ardhur nga jashtë, nuk ambientohen dot me atmosferën në “Wiesn”.
Shaqiri kishte publikuar para disa ditësh një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shkruante: “Unë jam i gatshëm për Oktoberfest, e ti?”. Pas shtatë fitoresh nga po aq ndeshje, një rekord ky i gjigantit gjerman, Shaqiri me shokë kanë një arsye më shumë të festojnë.