Studentët e Iranit në protestë/ “Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot”

Studentët ne universitet e Iranit kanë rifilluar protestat më shumë se 45 ditë pas shtypjes së përgjakshme të janarit, e cila sipas raportimeve la mijëra të vrarë.
Tubimet nisën me fillimin e semestrit të ri akademik dhe u zhvilluan pavarsisht pranisë së forcave të sigurisë. Protestat u regjistruan në universitete në Teheran dhe në Mashhad. Studentët brohoritën slogane antiqeveritare dhe në disa raste u përplasën me anëtarë të Basij, forcë paraushtarake. Raportimet nga kampuset tregojnë për tensione, thyerje dritaresh dhe përleshje fizike, me të lënduar nga të dyja anet.
Sipas organizatës me seli në SHBA HRANA, të paktën 7,000 persona janë konfirmuar të vrarë gjatë shtypjes së janarit, ndërsa 11,700 vdekje të tjera janë nën hetim. E njëjta organizatë ka regjistruar mbi 53,000 arrestime, përfshirë qindra studentë.
Në universitetin e Teheranit, një student 21-vjeçar tha se bojkotimi i mësimeve është një akt solidariteti me viktimat. Ai u shpreh,- “Klasat tona janë bosh sepse varrezat janë plot,” duke theksuar se studentët nuk pranojnë te kthehen në universitete pas ngjarjeve të janarit.
Një vigjilje e heshtur në Universitetin e Teknologjisë Sharif u shndërrua në protestë me slogane kundër regjimit. Studentët u shprehen se demonstratat, edhe nëse nuk sjellin ndryshime të menjëhershme, janë simbol i refuzimit te heshtjes dhe shprehje e keqardhjes kolektive për viktimat.