Studentët e Juridikut dhe Shkencave sociale protestë para MASH-it

Studentët e Shkencave sociale dhe juridikut kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit. Shkak është bëre ndërtesa e fakultetit të tyre, e cila rrezikon të shembet. Studentët kërkojnë ambiente për zhvillimin normal të mësimit të tyre.Sipas studentëve ata nuk do të kthehen në mësim të martën sepse nuk mund të bëjnë mësim në ato ambjente. Fakultetet shtojnë studentët nuk mund të bien në nivelin e shkollave nëntë vjeçare dhe Ministria e Arsimit po shkattërron universitetet