Kategorizim personave me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara nga viti i ardhshëm do të ndahen sipas shtatë kategorive. Për secilën kategori do të ketë pagesa të ndryshme, duke u bazuar në shkallën e rëndesës së sëmundjes. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, dje në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka prezantuar politikat e qeverisë dhe institucionit që ai drejton në mbështetje të kësaj kategorie. Ai tha se “brenda 2009-ës do të fillojë një proces i ri i cili konsiston në rivlerësimin e aftësisë së kufizuar si kriter kryesor për diferencimin e pagesave për këtë kategori”.
Ndryshimet
Deri tani, pagesa për PAK (Personat me Aftësi të Kufizuar), ka qenë e njëjtë. Të gjithë përfitonin të njëjtën pagesë, pavarësisht shkallës së sëmundjes që mbartnin me vete. E gjitha kjo vinte si shkak i moskategorizimit të këtyre personave, duke i klasifikuar të gjithë njëlloj. Kjo situatë pritet që të ndryshojë nga viti i ardhshëm, ku sipas ministrit Duro, në 2009-n fillon një projekt i ri i cili ka për qëllim rivlerësimin e aftësisë së kufizuar për ta detajuar atë sipas rëndesës së sëmundjes, kriter kryesor për diferencimin e pagesave për këtë kategori.
Mësohet se PAK-të do të jenë të klasifikuar në shtatë kategori, bazuar në shkallën e rëndesës së sëmundjes që kanë. Gjithashtu, do të ketë edhe diferencim të pagesave, të cilat do të fillojnë nga 20 mijë lekë të vjetra deri në 200 mijë lekë të vjetra.
Numri
Më tej, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, prezantoi edhe politikat e ndërmarra nga qeveria dhe Ministria e Punës gjatë vitit në vazhdim për rritjen e përfitimeve për këtë kategori, duke u përqendruar tek paketa e miratuar në korrik dhe nga e cila përfituan 120 mijë të verbër, PAK mendorë e fizikë, para e tetraplegjikë si dhe invalidë pune. “Me paketën prej rreth 500 milionë lekë, pagesa e paaftësisë u rrit në 8.700 lekë, afërsisht sa pensioni minimal në shkallë vendi. Rritje të konsiderueshme, në masën 33%, pësoi edhe paketa higjeno-sanitare për para e tetraplegjikët, u rrit 50% më shumë subvencionimi i karburantit për invalidët e punës”, - tha Duro.
Ndërkohë, buxheti i shtetit mbështet me pagesë mujore personat me aftësi të kufizuara të cilët kanë lindur të tillë ose janë bërë të tillë gjatë jetës. Sot, aktualisht, e përfitojnë këtë pagesë rreth 116 960 persona ku bëjnë pjesë të verbër, para e tetraplegjikë, persona të paaftë mendorë e fizikë si dhe invalidët e punës.
Për vitin 2008 për mbështetjen e këtyre shtresave janë akorduar nga qeveria 8,6 miliardë lekë. Me përmirësimin e kuadrit ligjor ku u ndryshuan dhe tarifat e përfitimit për këtë pagesë, qeveria shtoi fondin me 500 milionë lekë për përballimin e efekteve financiare që dilnin nga kjo rritje. Në total, buxheti për këtë program kap shumën 9,1 miliardë lekë.
SHSSH
Familjarët të mos fshehin personat me aftësi të kufizuara
Dje, në Ditën Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara dhe njëkohësisht dita e apelit social, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, z. Mihal Naço, bëri thirrje për ndërgjegjësimin e familjarëve të personave me aftësi të kufizuara për t’i deklaruar ata si të tillë e jo më për t’i fshehur. Sipas Naços, po punohet fort në mbështetje të kësaj kategorie, si dhe nga ky vit në kuadrin e përpjekjeve për zgjerimin e tipologjisë së shërbimit për PAK-të është ndërmarrë në nivel kombëtar një veprimtari e gjerë që synon përmirësimin e strukturës kombëtare të shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara, duke reduktuar shërbimin e mbyllur rezidencial në favor të shërbimit të decentralizuar dhe komunitar, si dhe duke aplikuar gradualisht edhe format më moderne të shërbimit.
PAK
Hapet qendër e rehabilitimit fizik dhe mendor
Nga Ministria e Shëndetësisë po punohet për fuqizimin e shërbimeve të rehabilitimit fizik dhe mendor të personave me aftësi të kufizuara, duke bërë që në të ardhmen të krijohen lehtësira për këtë kategori, PAK (Personat me Aftësi të Kufizuar).
Specialistja e shëndetit mendor në MSH, Eljesa Arapi, tha se "objektivi kryesor i politikave shëndetësore është përmirësimi i shërbimit të rehabilitimit fizik, i fokusuar tek njerëzit me paaftësi për të sjellë përmirësim të dukshëm në gjendjen dhe në cilësinë e jetës së tyre".
Sipas saj, "për këtë qëllim po punohet në tri drejtime kryesore: në përmirësimin e cilësisë së shërbimit të rehabilitimit fizik dhe mendor në nivelin shëndetësor terciar, dytësor dhe parësor, në forcimin e kapaciteteve ekzistuese dhe zhvillimin e arsimimit për profesionistët e shërbimit të rehabilitimit fizik, si dhe në fuqizimin dhe rritjen e cilësisë në Qendrën Prostetiko-Ortezike në Tiranë".
Sëmundjet dhe aftësia e kufizuar janë pjesë e jetës. Rreziku i aftësisë së kufizuar për shkak të sëmundjes, aksidenteve apo defekteve të lindura kërcënon këdo dhe me kalimin e moshës ky kërcënim rritet.
Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, e miratuar nga qeveria shqiptare, thekson nevojën për të zbatuar një program kombëtar për ngritjen dhe funksionimin e shërbimit rehabilitues që gradualisht të mbulojë të gjithë vendin. Për arritjen e objektivave të mësipërme MSH-ja, në muajin qershor të vitit 2006, hartoi dokumentin “Politika e zhvillimit të shërbimit të mjekësisë fizike dhe rehabilitimit në Shqipëri”, si dhe planin e veprimit për periudhën 2006-2011 me qëllim përmirësimin e shërbimit të rehabilitimit tek njerëzit me aftësi të kufizuara.