E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Studentët e Kosovës vizitojnë Gjirokastrën, të mahnitur nga ndërtesat e gurta dhe historia që mbartin

I mbërritur për herë të parë në Gjirokastër, Adni Elezi nga Kosova, student i arkitekturës u mahnit nga profesionalizmi i ndërtuesve të parë të këtijë qyteti.

Ai u shpreh se me këtë eksperiencë, përfiton njohuri jo vetëm të fushës që po studion por edhe mbi historinë dhe kulturën se si kanë jetuar më hëret.

Dallimet e shtresave të popullsise e cila duket qartazi që familjet më të kamura ekonomikisht kishin edhe shtëpi më të mëdha dhe me përmbajtje të elementëve të veçantë pohoj 22 vjeçari.  

Prej një jave, studentët e arkitektures janë njohur me 25 objektet që i përkasin një rëndesie të veçantë. Disa prej këtyre ndertesave janë mbi 200 vjeçare, ndërhyrjet në to duhet të ishin shumë të kujdesshme jo vetëm për objektet por edhe për studentët. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›