E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet komisionere rezerve ne zgjedhje

Problemet e administrimit zgjedhor te konstatuara me 28 qershor 2009 po perfshihen ne punen pergatitore te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me qellim mosperseritjen e tyre.

Keshtu ne mbledhjen e djeshme ky institucion ka miratuar pa debat dhe me unanimitet te plote strategjine e trajnimit te komisionereve te komisioneve te nivelit te dyte te trete por edhe te grupeve te numerimit per te mberritur sot ne diskutimin e ceshtjes se ndarjes se Zonave te Administrimit Zgjedhor per bashkite qe kane me shume se 100 mije zgjedhes.

Percaktimi i afateve cilesia dhe metodologjia e trajnimit si dhe certifikimi jane disa nga problemet kryesore te cilat jane vazhdim i idese se KQZ-se mbeshtetur edhe nga OSBE-ja per krijimin e nje baze te dhenash per komisioneret qe synohet te jene i njejti kontingjent.

Risia e kesaj strategjie eshte aspekti parandalues i saj ne kuptim te zgjidhjes dhe shmangies se disa problemeve te hasura me pare si pasoje e manovrave te partive politike.

Behet fjale per ceshtjen e zevendesimit te komisionereve ne momentet e fundit duke i diktuar keshtu KQZ-se emerimin neper keto detyra te personave te patrajnuar dhe te vendosur nen kontrollin e plote te partive politike.

Per te minimizuar apo kufizuar kete problem KQZ-ja ka vendosur dje te perfshije ne trajnimin e vet edhe studente apo edhe persona te tjere jashte kontingjentit te komisionereve te sugjeruar nga partite politike te cilet do te sherbenin si rezerve e njerezve te kualifikuar ne rast se zevendesimi ne momentet finalizuese te procesit zgjedhor do te ishte i pashmangshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›