E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga na erdhi kjo fatkeqesi

Te gjithe pyesin. Te gjithe duan te dine. Nga na erdhi kjo fatkeqesi Qekurse u ndertuan kaskadat e lumit Drin Shkodra nuk ka njohur nje te tille permbytje. Deri diten kur KESH-i e kishte pjese te veten Ndermarrjen e Shperndarjes se Energjise Elektrike apo edhe gjate periudhes transitore kur keto dy ndermarrje u ndane duke mbetur pjese e nje catie shteterore nuk kishin ndodhur fatkeqesi te ketyre permasave.


Historia e permbytjeve te kohes se parahidrocentraleve u rikthye si nje sinjal alarmi ne fund te vitit 2009. Qeveria dhe shteti shqiptar e kaluan me politike dhe me letrarizma ate fatkeqesi ne te cilen qindra-mijera familje dolen me kepuce te kuqe ndersa nje grusht zyrtaresh dhe sekseresh me siguri u bene pasanike duke shitur energji. Dhe keshtu pa u mbushur viti ne logjiken e hekurt te nje ligjesie te eperme fatkeqesia u perserit ne permasa shume me te medha keto dite.


Nese ka dicka prej perendie ne kete goditje te dyte ky eshte nje ndeshkim per shperfilljen dhe indiferencen e qeverise ndaj sinjaleve te qarta qe u dhane ne goditjen e pare. Kesaj radhe jane katermbedhjete mije hektare toke nen uje. Kater ose pese mije me shume se heren e pare. Harta e permbytjes kesaj radhe ka perparuar ndjeshem ne qytet duke rikthyer regjimin e dikurshem te varkave.


Nuk diskutohet se perparesi e momentit eshte perballimi i fatkeqesise shpetimi i jeteve evakuimi dhe akomodimi i te rrezikuarve furnizimi me uje ushqime ilace e tjere. Por pyetja cpo ndodh rreh si cekan ne mendjen e shumices se shqiptareve.


Ajo eshte shprehje e deshires dhe nevojes per te kuptuar per te shpresuar. Njerezit nuk mund ta jetojne si nje fatalitet idene e rrezikut nga vershimet nga rreshqitjet apo thatesira. Ja perse pergjigjet nuk mund te jepen shkel e shko sa per te bere paraden politike te radhes.


Perpara se te ngjiten ne foltoret e politikes ku nuk mund te mos ngjiten keto pergjigje duhet te mbeshteten ne nje hetim thellesisht profesional te shkaqeve te permbytjes dhe ne nje ekspertize po aq profesionale per masat qe duhen marre.


Une nuk e di a i ka apo jo Keshilli i Sigurimit Kombetar prerogativat per te ngritur nje ekip profesionistesh te zote qe do te ndermerrnin hetimin dhe ekspertizen ne fjale. Pa ta kishte te mundur ky Keshill do te ishte mire. Ne pamundesi hetimi dhe ekspertiza mund te behen edhe me asistence nderkombetare fjala vjen nen ombrellen e OSBE-se.


Gjithe problemi eshte se na duhet nje gje e sakte pa e fshehur dhe njekohesisht pa ekzagjeruar te verteten per arsye politike. E verteta e qeruar eshte e vetmja mundesi reale per tu korrigjuar.


Qeveria e dogji kete mundesi vitin e kaluar dhe tani edhe po te kete deshiren e mire te vere gishtin ne plage paragjykohet nga opozita. Opozita nga ana e saj paragjykohet nga qeveria sikur ajo kerkon te nxjerre perfitime politike me fatkeqesine.


Ky eshte rebusi qe mund te kapercehet ose me vetedijen e bashkimit para nje emergjence kombetare - gje qe eshte e preferueshme por pak e realizueshme ne kete periudhe - ose nga nje instance e trete.


Perpjekja per te kuptuar cpo ndodh ka nxjerre ne drite disa pikepyetje per te cilat kerkohen shpjegime te hollesishme.


Duke filluar me elementaren Cila eshte sasia e reshjeve qe kane rene Ne craport jane reshjet e fundit me reshjet mesatare neper vite sipas buletineve te ruajtura A ka levizje te dukshme te fashes klimatike ne vendin tone apo eshte po ajo e perhershmja me ndryshime te paperfillshme Nese rezulton se eshte rritur mesatarja e reshjeve kjo duhet pasqyruar ne ndryshimin e rregullores se vjeter per shkarkimet e hidrocentraleve.


Nje shpjegim tjeter shume i rendesishem eshte ai qe duhet te na tregoje sa eshte sasia e permbytjeve qe vjen nga shkarkimet e hidrocentraleve dhe sa eshte permbytja qe vjen nga liqeni i Shkodres. Dje para grupit parlamentar Berisha permendi si shkak te permbytjeve vetem liqenet dhe lumenjte e vegjel malore qe nuk derdhen ne kaskaden e Drinit.


Shkarkimet nuk i zuri ne goje. Meqenese ujerat perzihen askush nuk mund ta thote me te shikuar se keto jane te liqenit keto te hidrocentralit dhe keto te alpeve. Por eshte jashte cdo dyshimi se permbytja ka ardhur nga tria drejtimet. Te gjithe e dime nderkaq se shkarkimet nga Vau i Dejes ishin ne origjine te permbytjeve te para ne Berdice.


Prirja e qeverise dhe kryeministrit per te minimizuar apo edhe perjashtuar fare rolin e shkarkimeve ne zgjerimin e hartes se permbytjes nuk bejne gje tjeter vecse rrisin dyshimet ne lidhje me rolin qe ka luajtur dhe vazhdon te luaje oreksi i KESH-it per te eksportuar energji ne kurriz te nje menaxhimi te kujdesshem te ujerave te mbledhur ne tre liqenet e kaskades.


Ka te dhena se ky lloj menaxhimi eshte zhvilluar ne kufirin e delikat midis nevojes per te fituar para dhe rrezikut te permbytjeve. Terheqja per te fituar ka qene me e madhe se frika e permbytjeve. Ka dicka te ngjashme me Gerdecin ne kete histori ku nxitimi per te fituar con ne injorimin e faktoreve te sigurise.


Nuk ka arsye qe per shume dite ndersa Fierza punon me kapacitet te plote dhe gjendet disa metra nen kuotat maksimale Komani dhe Vau i Dejes futen ne stinen e shirave te mbushur pothuajse cip. Kjo histori meriton nje hetim te hollesishem. Banoret e zonave te permbytura por jo vetem ata meritojne transparence te plote per kete aspekt te problemit.


Nje shpjegim me vete duhet dhene per pengesat e reja apo digat e fshehta qe jane krijuar pergjate viteve te fundit ne shtratin e lumit Drin ne shtratin e lumit Buna dhe aty ku bashkohen te dy keta lumenj.


Kushdo ka mundur ti shohe para permbytjeve nese eshte ndalur pak prane ures se re te Bunes drejt Muriqanit apo nese i ka rene rasti te shohe pyllin e algave pergjate lumit Buna te krijuar sipas eksperteve kryesisht per shkak te ujerave te zeza.


Te gjitha keto te dhena dhe te tjera qe nuk po i rendisim ketu jane te rendesishme per te matur me saktesi se cfare eshte e qiellit dhe cfare eshte e tokes apo thene ndryshe cfare eshte e natyres dhe cfare eshte e administrimit ne fatkeqesine e permbytjeve. Vetem keshtu mund te jemi te sakte dhe efikase ne betejen kunder permbytjeve. Me nje kusht tjeter. Administrimin duhet ta marrin ne dore ekspertet.


Nuk mund te lejohet qe per arsye politike hidrocentralet dhe veprat e medha hidroteknike tiu lihen ne dore njerezve pa arsim perkates. Nuk mund te injorohen profesionistet. Nga mesi i ketij viti me iniciativen e Presidenteve te Shqiperise dhe Malit te Zi u zhvillua ne Mal te Zi nje takim i eksperteve me te mire per te folur mbi menaxhimin e ujerave te liqenit te Shkodres.


Nga Shqiperia nuk kishte asnje deputet dhe asnje zyrtar te fushes ne kete takim edhe pse ishin ftuar. Ishte nje prej rasteve te shumta qe tregon statusin e dijes ne Shqiperine e sotme. Dija eshte e perjashtuar. Vendin e saj e ka zene militantizmi dhe mediokriteti. Domethene permbytja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›