E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse Berisha po ja del me Shkodren

Qeveria ka hedhur poshte propozimin e fundit te opozites per rikthimin e buxhetit ne Kuvend dhe ristrukturimin e fondeve te investimeve ne funksion te nje projekti te integruar te sistemit hidroteknik te Shkodres ku perfshihet sistemi i Bunes Liqenit dhe shtratit te Drinit. Edhe pse duket shume mizore ose katillek sic do te thoshte Jozefina refuzimi ndan gjykimin politik te qeverise nga gjykimi teknik i opozites.


Se pari duhet thene se Berisha eshte ne logjiken e vet ose me mire te themi brenda shkolles se vet politike kur refuzon kerkesen e opozites. Ajo qe propozon opozita eshte nje menyre se si paret te harxhohen per te shpetuar Shkodren nga permbytja kurse ajo qe mendon Berisha eshte si te perdore buxhetin per nevoja politike.


Dhe ne nje vit elektoral si ky eshte mizore ti kerkosh Berishes te mos mendoje se si te shpenzoje cdo qindarke te buxhetit per fushate elektorale. Nese Berisha do tia jepte kete luks opozites pra te bashkonte buxhetin e tij me idene e Edi Rames do te thote te dorezoje Shkodren tek kundershtari i vet.


Duke qene se Shkodren e quan bastion edhe nen uje ai po perpunon kunderpergjigjen tjeter ndaj propozimit te Rames duke e akuzuar ate se kerkon te lere Elbasanin pa tunel. Me kete pervecse le Shkodren bastion te vetin dhe nen uje ka shanse te rrise retoriken e veprave kombetare dhe per Elbasanin ku fati politik nuk i ka ndritur kurre. Pra kemi nje diference te forte arsyetimi ne propozimin e opozites dhe pergjigjen e Berishes.


Propozimi i Rames eshte teresisht teknik dhe joproduktiv nga ana politike pasi po ben presion te shpetohet nje qytet qe nuk e voton kurse Berisha po perdor kete teknikalizem qe ka kapluar opoziten per ta sulmuar ate ne bastionet e saj sic jane Elbasani dhe Korca.


Pra jane dy mendje qe punojne krejt ndryshe njeri si te tejkalohet nje tragjedi qe perseritet dhe nje mendje tjeter politike qe punon nate e dite si te tejkalohet nje humbje elektorale ne zgjedhjet e pranveres.


Arsyeja e dyte perse Berisha nuk i hap rruge propozimit te opozites eshte vete Shkodra. Megjithese e ka plot pakenaqesi nga kjo qe ka ndodhur dhe megjithese qartazi situata eshte pergjegjesi e keqmenaxhimit te territorit nga administrata ne qytet eshte krijuar nje vetedije per fatkeqesite natyrore si nje fat qe nuk e ndryshojne dot.


Berisha dhe vete zyrtaret e qeverise kane punuar fort per ta ngulitur kete. Njerezit aty jane me shume te merzitur per keqndarjen e ndihmave se sa per burimin e fatkeqesise. Njerezit aty jane me shume te irrituar nga problemet e keqmenaxhimit te situates per te cilen qeveria nuk ka dhe aq faj se aq mundesi ka se nga arsyet e verteta per te cilat qeveria ka faj.


Dhe kjo ia ka lehtesuar punen qeverise dhe vete Berishes. Berisha e ka me te lehte tani te bej rolin e populistit te kritikoje bile dhe te shkarkoje zyrtare te tij qe nuk cojne ujin apo makaronat ne destinacion por kurrsesi te shkarkoje Ilir Meten Sokol Olldashin apo Genc Rulin qe jane pergjegjes per situaten e krijuar nga mungesa e investimeve dhe papergjegjesia mbi territorin.


Pra ne qytet legjenda e se keqes eshte operacioni i shpetimit dhe jo djalli i fatkeqesise. Kete situate e ka sjelle dhe inercia e medias qe merret me hallet e perditshme te qytetareve dhe ka mbetur brenda spiraleve te problemeve te krijuara nga permbytja dhe jo tek problemi qe ka prodhuar permbytjen.


Ne keto kushte Berisha eshte komod te jene ne anen e qytetareve te merzitur nga nepunesit e rangut te ulet te tij pasi keshtu shpeton vetveten dhe qeverine nga pergjegjesia reale qe ka per situaten.


Por krye-arsyeja perse Berisha nuk do te pranonte propozimin e opozites eshte dhe psikologjike. Ai nuk mund ta pranoje kurrsesi qe opozita te behet engjelli mbrojtes i Shkodres. Edhe sikur Berisha te kishte suficit shteteror ne buxhet ai kurre nuk do te pranonte nje propozim te opozites qe ato leke te harxhoheshin ne Shkoder. Ai po krijon pak nga pak modelin e komunikimit me qytetin permes fatkeqesive.


Uji e permbyt Berisha shpik nje arsye madhore here hena Blu here cmendjen e lumenjve here ciklin shekullor te permbytjeve dhe pastaj merret me populizma te vogla ku u qan hallet njerezve qe kane mbetur maje cative mos u lagen kembet. Kjo menyre komunikimi e mban ate te lidhur me Shkodren si xhelatin me viktimen.


Kjo eshte nje lidhje e piste dhe perverse por funksionale dhe pragmatiste per te pasi varferia paniku dhe korrupsioni jane mjete me te mira per ta mbajtur pushtetin mbi nje qytet se sa transparenca siguria dhe mireqenia. Ndaj Berisha po ja del me Shkodren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›