E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët në protestë për Masterin dhe kushtet

TIRANE-Marsi rikthen protestat e studentëve. Të rinjtë e Stomatologjisë në Universitetin e Tiranës do të protestojnë gjatë ditës së Premte kundër djegies së mbeturinave spitalore pranë godinës ku ata zhvillojnë mësim. Ndërkohë që edhe 19 të rinjtë, të cilët nuk janë pranuar në Masterin Shkencor të Shëndetit Publik, i cili ka startuar më 1 mars, kanë deklaruar se do të protestojnë kundër mohimit të së drejtës së tyre për shkollim. 

Ata shpjegojnë se për plehrat janë ankuar edhe tek drejtuesit e tyre, por për shkak të mos gjetjes së një zgjidhjeje kanë vendosur që të dalin në një protestë, së bashku me pedagogët, ditën e premte. "

Ndërkohë që të rinjtë e Shëndetit Publik do të protestojnë për një tjetër problem që ata kanë. Janë 19 të rinj, të cilët kanë mbaruar studimet e nivelit të parë për Shëndet Publik, pranë fakultetit të Mjekësisë dhe janë përjashtuar nga e drejta për të nisur studimet për master shkencor. Sipas drejtuesve të këtij fakulteti ata kanë të drejtë të nisin Masterin profesional, por problemi qëndron në faktin se për këtë vit akademik ky lloj Masteri nuk është hapur.

Këta 19 studentë kërkojnë jo vetëm të mos u digjet një vit akademik, por t'u jepet mundësia që edhe këta të pranohen në master shkencor, i cili ka hapur dyert vetëm dy ditë më parë, me datë 1 mars.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›