E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu takon vendoret. Beni zgjedhje me te mira se 2007

Zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri tani. Kështu është shprehur nga Vlora ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu duke theksuar rëndësinë e zbatimit të kushtetutës gjatë gjithë procesit zgjedor. Deklaratat e ambasadorit u bënë pas takimeve që ai zhvilloi në bashkinë, prefekturën dhe bibliotekën e qytetit të Vlorës.

“SHBA mendojnë dhe mbështesin që këto zgjedhje të ndodhin në 8 maji siç e kërkon dhe kushtetuta shqiptare. Është një mundësi për qytetarët të zgjedhin drejtuesit e tyre dhe populli shqiptar e ka fituar këtë të drejtë. E dimë dhe jemi koshient që ka pasur disa probleme me zgjedhjet, por edhe ne në Amerikë kemi probleme me listën e votuesve. E rëndësishme është që këto zgjedhje të jenë më të mira se të kaluara” tha Arvizu.

Përsa i përket ngjarjeve të 21 janarit ambasadori amerikan theksoi rëndësinë që në këto momente kanë hetimet që po kryhen nga prokuroria, për të cilat po ndihmojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Festim Llanaj            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›