E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Qytetaret ndezin qirinj per ushtaret amerikane te vrare ne Gjermani

Grupe qytetaresh te Kosoves ndezen mbreme qirinj ne Prishtine dhe ne Mitrovice ne shenje nderimi per dy ushtaret amerikan qe u vrane dje ne Frankfurt te Gjermanise. Ata shprehen sic thane dhembjen per kete ngjarje por edhe zemerimin me faktin se ata u vrane nga te shtenat e nje shqiptari me prejardhje nga Kosova. Arif Uka 21 vjecar u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes se dy ushtareve amerikan. Te afermit e tij ne fshatin Zhabar te komunes se Mitrovices thone se ai eshte lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetesh.

Ngjarja nxiti reagime te ashpra ne Kosove. Ministri i jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj ne oret mbremjes morri pjese ne ndezjen e qirinjve ne qender te Prishtines.

Jemi ketu se bashku me studentet e Universitetit te Prishtines qe si shtet dhe si shoqeri ta denojme kete akt te tille. Perkunder asaj qe edhe me tutje nuk dihen motivet e nje akti te tille nje akt i tille eshte akt kriminal. Ai i cili e ka bere kete akt te tille eshte kriminel per qytetaret e Kosoves dhe ne asnje forme nuk i pasqyron bindjet e qytetarit te Kosoves dhe te nje kosovari prandaj permes ketyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan me ushtaret amerikane qe jane edhe ushtare te lirise se Kosoves dhe cdo here shteti dhe populli i Kosoves do te kete marredhenie te vecanta dhe speciale me SHBA-te tha ministri Hoxhaj.

Kryetari i Parlamentit te Studenteve te Universitetit te Prishtines Selim Dallku denoi po ashtu sulmin ndaj ushtareve amerikane.

Edhe studentet e Universitetit te Prishtines solidarizohen me familjet e personave te prekur nga ky akt po ashtu me kombin amerikan dhe si studente me keta qirinj paraqesim qendrimin e Parlamentit Studentor dhe tere studenteve te Universitetit te Prishtines mbi aktin te cilin e cilesojme si akt jo te mire dhe kriminel tha zoti Dallku.

Ngjarja u denua ashper nga te gjitha institucionet dhe partite politike te cilat theksuan rolin e jashtezakonshem te ushtrise amerikane per clirimin e Kosoves dhe ruajtjen e sigurise dhe qendrueshmerise ne gjithe boten.

Kosova shpalli pavaresine ne shkurt te vitit 2008 ndersa roli i Shteteve te Bashkuara vleresohet i pazevendesueshem edhe per clirimin e saj. Edhe me tej rreth 800 trupa amerikane sherbejne ne kuader te forcave paqeruajtese te NATO-s ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›