E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët në protestë kundër Ramës, kreu i Sindikatës së Universiteteve: Ne do të jemi çdo ditë krah të rinjve, kanë nisur të organizohen në forume

Kreu i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, ritheksoi mbështetjen e pedagogëve për protestat studentore, të cilat kanë hyrë në ditën e 14-të.

Në një prononcim për News24, nga protesta që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit, ai deklaroi se bojkoti i mësimit është vullnetar.

Kovaçi theksoi se studentët kanë hyrë në një fazë të re organizimi, duke ngritur forume për të koordinuar më tej lëvizjen e tyre.

“Studentët tani janë në një fazë tjetër për t’u organizuar në forume. Ne jemi në mbështetjen e tyre për të ndihmuar se si mund të kalohet kjo situatë”, deklaroi ai.

Kovaçi konfirmoi se pedagogët do të vijojnë të jenë të pranishëm çdo ditë në protestë, duke ndjekur organizimin dhe thirrjet e studentëve.

“Do të jemi çdo ditë këtu në orën 14:00, sipas asaj që kanë thirrur studentët. Ne jemi aty ku do të jenë studentët”, përfundoi Kovaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›