Studentët në protestë para Bashkisë: Jo gra në grevë
Me dhjetra studentë të universiteteve të ndryshme të kryeqytetit kanë protestuar para bashkisë së Tiranës duke i kërkuar kreut të kësaj bashkie njëkohesisht edhe kreut të PS, Edi Ramës, largimi nga greva e urisë të grave si dhe sipas tyre ai është një pengesë për liberalizimin e vizave.
Kështu me parulla në duar studentë dhe të rinjtë kanë qendruar para godinës së bashkisë për afro 30 minuta duke vendosur para saj edhe një tendë me mbishkrime. Ndërkohë që policia e kryeqytetit ka ndjekur nga afër të gjithë këtë protestë për të shmangur ndonjë incidentë të mundshëm.