KLD, voton gjyqtarët e rinj të Apelit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos me votim të hapur të plotësojë vendet vakante të shpallura në gjykatat e Apelit, Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kështu nga 87 kandidatura për Gjykatën e Apelit këshilli i ka propozuar presidentit emrat e gjyqtarëve
Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Genti Shala, Gramoz Levanaj, Ridvan Hado.
Gjithashtu, vendosi të transferojë në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme:Edlira Petri, Shkëlqim Miri, Valdete Hoxha.
Ndërsa në Gjykatën e Apelit Durrës, nga 43 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim, në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, Kliton Spahiu.
Madje është vendosur të transferohet në këtë gjykatë gjyqtarët, Izet Dushaj, Petraq Dhimitri.
Por në gjykatën e Apelit Vlorë, nga 22 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t'i propozojë Presidentit emrat e gjyqtarëve, Andi Civici, Hysen Saliko, Skënder Damini. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të transferojë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër gjyqtarin Musa Halili, ndërsa pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Ylli Minka.