E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për “Këpucën e artë” në Europë



Trajneri kampion i Bajernit, Luis van Gal, është një njeri imponues, ashtu si kundërshtari i tij i finales së Ligës së Kampioneve, bosi i Interit, Hoze Murinjo. Tashmë janë dy rivalëe të mëdhenj, por dikur portugezi Mou ishte ndihmësi i holandezit, kur Van Gal drejtonte Barcelonën. Luis rrëfen gjatë një interiste të gjatë për revistën gjermane “Sport Bild”, të gjithë marrëdhënien e tij me Murinjon dhe filozofinë e këtij të fundit.

Zoti Van Gal, më 22 maj miku juaj, trajneri i Interit, Hoze Murinjo do të jetë kundërshtari juaj në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit. Përse e bëtë atë në vitin 1997 te Barcelona asistentin tuaj?

Unë duhej të isha në vitin e parë drejtor sportiv. Trajneri Bobo Robson papritur fitoi menjëherë tre tituj: Kupën e Fituesve të Kupave në Europë, kupën e Spanjës dhe Superkupën e Spanjës. Presidenti Nunjez tha atëherë plot befasi: “Ti duhet të bëhesh trajner. Robson mund të të ndihmojë”. Unë e kisha caktuar Robsonin edhe me zbulimin. Gjatë bisedës ne ishim tre veta. Por ishte edhe një i katërt: Hoze Murinnjo si përkthyes. Zbulues ishte detyra e mëparshme e Murinjos. Ai ishte shumë i mërzitur. “Çfarë është do të thotë kjo? Ne fituam tre tituj dhe tani unë duhet të largohem”. Ky reagim më pëlqeu. “Unë jam një dashnor i kundërshtimit”, - i thashë unë atij. “Ju mund të bëheni asistenti im”. Kjo është brenda konceptit tim. Merrja gjithmonë një trajner që kishte kulturë të gjerë, që e njihte ekipin. Kështu bëra edhe me Herman Gerland të Bajerni.

Çfarë kërkuat nga Murinjo?
Në tri muajt e parë ai më ndihmoi, pasi spanjishtja ime nuk ishte aq e mirë. Për atë unë kisha paraparë një detyrë, njëlloj si te Bajerni e përmbush Egon Kordes. Murinjo analizonte për mua kundërshtarin e ardhshëm. Brenda dy ditëve ai duhet të sille analizat e tij te mua.

Ai ishit i kënaqur?
Ai e merrte këtë detyrë shumë seriozisht. Për të qenë i përpiktë, ai sillte analizat e tij edhe në shtëpinë time. Ai i trajtonte edhe atëherë me shumë kujdes. Ishte shumë bukur, të ndiqje zhvillimet e tij. Kështu është ndërtuar kohë pas kohe personaliteti i tij.

A thoshte ai shprehje të tilla si “unë e admiroj Luisin”?
A e dalloi shpejt, atë që unë kërkoja prej tij. Unë e kam edukuar pak atë, mendoj unë. Analizat e tij ishin shumë të mira. Unë munda ta kuptoja menjëherë, që ai kuptonte nga loja e futbollit. Unë e kisha mësuar, se si ai duhet të bënte punën e tij. E kisha marrë shumë shpesh në stafin tim, e kisha lenë atë edhe të trajnonte. Ai ishte i lejuar që edhe ndeshje të tilla si për kupën e Katalonjës të drejtonte në vendin tim.

Por megjithatë, ju përfaqësoni filozofi të ndryshme. Ju keni ndërtuar një Bajern ofensiv me një lojë tërheqëse, Murinjo e ka vendosur Interin mbi një mbrojtje totale.
Mund të jetë edhe kështu. Ai stërvit për të fituar. Unë trajnoj për futbollin e bukur dhe për të fituar. Rruga ime është më e vështirë.

Përse ai ka krijuar stilin e tij?
Me mua ai duhej të stërviste në bazë të udhëzimeve të mia shkruara. Bashkëtrajnerët duhet të bëjnë kështu. Nëse jo, unë do të mërzitesha shumë. Ashtu si unë jam edhe me lojtarët. Më vjen keq, por me mua nuk ecën ndryshe.

Hoze Murinjo zhvillon biseda individuale me të gjithë lojtarët, ai i bënte këto me ju apo para të gjithë ekipit. Kështu, që çdo lojtar mund të dëgjonte gabimin e tij. A ju pëlqen juve, që ai është një egocentrist?
Nëse ai e bën këtë, ia kam mësuar unë. Unë e bëj gjithashtu këtu te Bajerni.

Dhe ekscentrizmi i tij?

Një trajner duhet të mbrojë lojtarët e tij. Edhe unë e bëj këtë. Nëse unë mërzitem, mërzitem atëherë kur lojtarët e mi janë sulmuar me fakte false. Gjithsesi, çfarë Murinjo ka bërë në “Kamp Nou” të Barcelonës, unë nuk do ta bëja. Nuk do të sillesha aq provokues.

Edhe ju ishit i tillë kundër Lionit. Njëlloj si Murinjo. E puthët Demikelisin në faqe përpara ndërrimit të tij në pjesën e parë.

Ajo ndodhi krejt në mënyrë spontane. Apo mendoni, se unë dëshiroja ta provokoja gruan time? Demikelis ishte i mërzitur, pasi ai nuk po luante mirë. “Kush ka të drejtë tani?”, - e pyeta atë. “Ju keni të drejtë, trajner”, - tha ai. Për këtë ai mori puthjen time.

Ai i telefoni dhe bisedoni shpesh me Murinjon?
Këtë e bëjmë gjithmonë. Pasi ne kemi shumë suksese. Ai arriti të thyente Çelsin dhe Barcelonën. Dhe në jo më pak, pasi nxorëm jashtë loje Juventusin dhe Mançester Junaitid. Këto janë suksese të mëdha. Hej, tani ne duhet të luajmë në Madrid kundër njëri-tjetrit.

A do ta dëshironit sërish si bashkëtrajner?
Kjo do të kushtonte shumë. Ai nuk do të donte kurrë të bëhej asistenti im,. Ndoshta do të bëhesha ndonjë ditë unë ndihmësi i tij.
A keni pirë shumë verë të kuqe së bashku?
Jo. Unë besoj, se ai pi shumë birrë.

7 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›