Studentet nga Kosova vizitojne institucionet vendim-marrese ne SHBA
Arsimimi cilesor eshte shtylla me e forte e zhvillimit te nje shteti te ri thote Faton Bislimi drejtues i fondacionit arsimor The Bislimi Group Foundation me qender ne Halifaks te Kanadase. Me nismen e ketij fondacioni kohet e fundit nje grup studentesh nga kolegji Victory i Prishtines erdhi ne Shtetet e Bashkuara per tu njohur nga afer me punen e disa prej institucionieve te rendesishme.
Zoti Bislimi thote se studentet kane ardhur per te pare nga afer se si funksionon demokracia ne Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kjo ishte nje mundesi per studentet qe te mesojne se si funksionojne marredheniet nderkombetare jo vetem nga pikepamja teorike por edhe praktike.
Zoti Bislimi shpreson qe permes ketij programi studentet e Kosoves te fitojne pervoje per karrieren e tyre profesioniale.
Me grupin e studenteve ishte edhe ligjeruesja Leonora Selmani e cila tha se ne krahasim me universitetet publike ne Kosove ku klasat jane te stermbushura ne kolegjin Victory numri i studenteve per klase eshte i kufizuar ne 25 vete.
Studentja Gresa Salihu e quan te jashtezakonshme pervojen e saj ne Shtetet e Bashkuara
Kolegu i saj Fejsal Salihu thote se u befasua nga thjeshtesia e udheheqesve politike ne Shtetet e Bashkuara.
Edhe Enkeleda Lamca e sapo diplomuar nga kolegji Victory vlereson thjeshtesine e udheheqesve politike me te cilet ata jane takuar dhe thote se mbresat ishin te jashtezakonshme.
Studentet nga Kosova thone se kane perfituar shume nga takimet qe kane zhvilluar me anetare te kongresit dhe ne seline e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Ata shpresojne ta ndajne kete pervoje me koleget e tyre ne Kosove.