E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Maji, aktivistët paralajmërojnë protesta në SHBA

Aktivistët e lëvizjes “Okupo Wall Street-in ” në disa qytete të Shteteve të Bashkuara planifikojnë të zhvillojnë marshime, greva, demonstrata dhe akte të tjera të mosbindjes civile me rastin e 1 Majit, ditës së punëtorëve.
 

Në këtë mënyrë sipas aktivistëve do të përkujtohet edhe lëvizja për të drejtat e punëtorëve dhe do të protestohet kundër pabarazisë ekonomike në rritje. Në San Francisko punëtorët e trageteve planifikojnë të zhvillojnë grevë, duke e ndërprerë shërbimin e udhëtatrëve.
 

Aktivistët e lëvizjes Okupo Wall Street-in” në Los Anxhelos, planifikojnë “paralizimin” e qytetit ndërsa kanë paralajmëruar protestë në pjesën financiare të qytetit.
 

Një Maji, i njohur edhe si Dita e Punëtorëve, është ditë pushimi në afro 80 vende të botës, por jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›