E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja e Shtetit Clinton shkon ne Kine per bisedime te nivelit te larte

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po shkon ne Kine per bisedime te nivelit te larte qe pritet te mbeten ne hije per shkak te fatit te nje disidenti te verber kinez i cili i ka shpetuar arrestit shtepiak dhe thuhet se eshte nen mbrojtjen e Shteteve te Bashkuara..

Zonja Klinton nuk beri komente lidhur me ceshtjen e disidentit Chen Guangcheng para se te largohej dje nga Washingtoni. Por ajo u tha gazetareve se te drejtat e njeriut do te diskutohen ne bisedime.

Nje marredhenie konstruktive perfshin bisedat e sinqerishta per ato ceshtje ku ne nuk pajtohemi duke perfshire te drejtat e njeriut. Kjo eshte fryma qe me udhezon mua ne kete udhetim drejt Pekinit sonte. Une mund te garantoj me siguri qe ne do te diskutojme cdo ceshtje duke perfshire te drejtat e njeriut ku ne nuk pajtohemi.

Dje Presidenti Barack Obama nuk pranoi gjithashtu tu pergjigjej pyetjeve lidhur me vendndodhjen e zotit Chen per te cilin ka fjale se eshte larguar nga ambasada amerikane ne Pekin.

Natyrisht une jam ne dijeni te njoftimeve mbi kete ceshtje ne Kine. Por nuk do te beje deklarata per kete ceshtje. Ajo qe dua te theksoj eshte se sa here takohemi me Kinen shtohet ceshtja e te drejtave te njeriut.

Diplomati i larte amerikan per Azine Lindore Kurt Campbell arriti ne Pekin te dielen dhe pritet te bisedoje me zyrtaret kineze rreth ceshtjes Chen perpara takimit vjetor per Dialogun Strategjik dhe Ekonomik i cili fillon te enjten.

Bob Fu eshte kreu i grupit ChinaAid me baze ne Shtetet e Bashkuara i cili ka qene burimi kryesor i informacionit mbi ceshtjen Chen. Zoti Fu tha te henen se zyrtaret amerikane dhe ata kineze jane duke punuar per nje marreveshje per te lejuar zotin Chen per te ardhur ne Shtetet e Bashkuara se bashku me familjen e tij.

E fundit qe kam degjuar  per zotin Chen eshte se si Shtetet e Bashkuara dhe qeveria kineze jane te angazhuara ne negociata shume intensive diplomatike mbi fatin e zotit Chen. Kam mesuar se zyrtare te larte amerikane dhe kineze jane duke diskutuar per nje vendim ose nje zgjidhje mjaft te shpejte dhe une e di se pala amerikane eshte mezi pret te gjeje nje zgjidhje.

Zoti Fu thote se zoti Chen eshte i sigurt dhe ne nje vend larg nga shtepia e tij.  Zoti Chen nje avokat dhe aktivist mori nje denim me kater vjet burg ne vitin 2006 pasi dokumentoi abuzime ne politikat e Kines per kufizimin e numrit te femijeve ne familje.

Qe nga viti 2010 ai eshte mbajtur nen arrest shtepiak.

Ne nje video te publikuar te premten ne internet Chen jep hollesi per abuzimet qe ai dhe familja e tij kane vuajtur gjate arrestit shtepiak prej nje viti e gjysme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›